Topalli e gatshme për të bashkëpunuar me Berishën: Kemi nevojë për…

Ish-kryetarja e parlamentit dhe nënkryetare e PD e ka vlerësuar ”Foltoren” e Berishës si lëvizjen më të madhe politike të 30 viteve të fundit. Jozefina Topalli shprehu gatishmerinë për të kontribuar për reformimin e PD pa Lulzim Bashën.

Jozefina Topalli e ftuar në televizionin kombëtar Klan News tha se “Foltorja” ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha.

“Në fakt I kam paraprirë ‘Foltores’ me të gjitha qëndrimet gjatë 10 viteve të fundit. Në njëfarë mënyre kemi mbjellë bashkë me kolegët e tjerë, tharmin e asaj që është shpalosur sot në atë që quhet “Foltore”, por që është një lëvizje politike e domosdoshme”.

Topalli u rikujtoi demokratëve se që në muajin Maj Berisha e kishte bërë të qartë ambicien e tij për të konkurruar për poste drejtuese brenda kornizës kushtetuese të vendit.

“Është një reagim, një energji, një pozitivitet, një zgjim I jashtëzakonshëm që mund të bëjnë të mundur që duke larguar Lulzim Bashën të largojmë Edi Ramën sepse vendi jonë është në një moment të vërtetë kritik dhe ka nevojë për një lidership të ri”.

Topalli deklaroi se nuk synon që të kandidojë përballë Berishës dhe as kishte menduar postin e kryetares së shtetit, pasi Meta të largohet nga detyra. Për ish-nënkryetaren demokrate ka rëndësi rithemelimi i PD, rikthimi tek vlerat e qendrës së djathtë duke angazhuar njerëz me standarde të larta.

“Për të larguar e cila e ka çuar nga disfata në disfatë, për të larguar njeriun i cili e ka shitur opozitën për interesat financiare të tij, personale dhe të familjes së tij”.

Për Topallin propozimi për ndryshimin e Kushtetutës për vetingun e politikanëve është thjesht blof i Bashës për të larguar vëmendjen nga lëvizja për reformimin e plotë të PD.

Kjo është dita më me fat gjatë dhjetorit për shenjën tuaj!

Data 3 dhjetor do të jetë data ku çdo gjë do të jetë e mundur për shenjat e horoskopit.   Dashi   Gjatë kësaj dite do të shfaqni...

“Tu afruam dhe ike, mendjemadhe”, ndjekësit e “kryqëzojnë”, Arbana Osmani ka një përgjigje (FOTO)

Edhe moderatorja ka reaguar për ndeshjen e Botërorit, Serbi-Zvicër e cila u përjetua shumë nga shqiptarët për shkak të Shaqirit dhe Xhakës që na...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME