HYRJELAJMEPOLITIKË“Gara është e lirë” Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të Partisë...

“Gara është e lirë” Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike

I pranishëm në Kavajë, në kuadër të lëvizjes “Foltorja”, ish-kryeministri Sali Berisha tha se demokratët do të protestojnë deri në rrëzimin e qeverisë ‘Rama’.

 

Ndërsa për liderin demokrat Lulzim Basha, ai tha se ka vendosur që të qendrojë në opozitë pasi është peng i kryeministrit Edi Rama dhe kanë një marrëveshje të fshehtë bashkë.

 

Berisha shtoi se të dy kanë planifikuar dhe vepruar për asgjesimin e pluralizmit në vend.

 

“Ish-kryetari vepron sikundër vepronte Enver Hoxha dikur. Nuk njeh as statut, as rregulla, as pyet për strukturat e partisë dhe as për anëtarët.

 

Ish-kryetari në një tratativë të fshehtë po konkretizon marrëveshjen e re të turpit me Edi Ramën”, tha Berisha.

TE TJERA

spot_img