HYRJELAJMESHOWBIZBëri shqiponjën dykrenare, Miss Serbia merr vendimin ekstrem: Ma bënë me ...

Bëri shqiponjën dykrenare, Miss Serbia merr vendimin ekstrem: Ma bënë me …

Një foto, në të cilën përfaqësuesja e Serbisë në konkursin “Miss Intercontinental”,

Valentina Petrovic, së bashku me përfaqësueset e Malit të Zi, Shqipërisë dhe të Kosovës, pozonin me simbolin e shqiponjës dykrenare ka shkaktuar revoltë te serbët. Pas kësaj, Petrovic ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku justifikohet dhe shpreh pendesën për veprimin e saj ndërsa shton se ka vendosur të tërhiqet nga gara.

“Dua të bëj një njoftim publik për fotografinë që po qarkullon në rrjetet sociale! Në një eufori të vrullshme për festën, më ftuan të bëja foto, qëndrova pranë vajzave, të cilat me shpejtësi më formuan tek duart simbolin e shqiponjës dykrenare. Nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesie dhe spontaniteti.

Dua t’u kërkoj falje të gjithë pjesëtarëve të kombit tim, njerëzve nga Kosova e Metohia, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë dhe pamaturisë sime, si dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër. Unë e dua dhe e inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk po mendoja kur ndodhi ky akt.

Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një faljeje të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të lehtësoja presionin aktual që po më bëhet. Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur. Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”, shkroi ajo.

TE TJERA

spot_img