46 vite diferencë! 82-vjeçarja angleze më e dashuruar se kurrë, djali i saj pro lidhjes: “Romancë e pastër”

Një zonjë 82-vjeçare, e cila lidhi kurorë me të dashurin e saj 36-vjeçar, egjiptian, këmbëngul se ajo nuk po mashtrohet prej tij.

Iris Jones është duke pritur me durim që Mohamed Ahmed t’i bashkohet asaj në Mbretërinë e Bashkuar dhe shpreson t’i jepet një vizë nga Zyra e Brendshme.

Çifti zuri titujt kryesorë nëpër media kur 82-vjeçarja ka treguar në një emision mëngjesi për jetën e tyre se ksu ale.

Iris shpreson të ribashkohet me të dashurin e saj, të cilin nuk e takon nga dhjetori i vitit 2020.

Në përvjetorin e parë të martesës së çiftit, ajo është shprehur zemër thyer për shkak të largësisë.

“Nëse Mohamedit nuk i jepet viza, do të ishte ‘fundi i botës’, deklaron Iris.

Ajo tha për The Sun se po presin të marrin një vendim përfundimtar nga Home Office në nëntor. “Gjithçka që i intereson Home Office është prova e një marrëdhënieje dhe ne kemi shumë nga kjo.

Ata duan prova se edhe ai ka ku të qëndrojë dhe kjo është e zgjidhur sepse unë kam shtëpinë time.

Ata janë gjithashtu të interesuar që ai të zotërojë mirë gjuhën angleze. Ai ka kaluar testin e kërkuar të anglishtes”.

Djali i saj i madh, rreth të 50-tave, këmbëngul se dashuria e tyre është e vërtetë dhe se ajo nuk po mashtrohet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...