Shtëpia “mollë sherri”, vajza fut nënën në burg dhe më pas e mbyll në çmendinë

Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme ka publikuar historinë e Krisanthi Kore nga Gjirokastra.

Krisanthi Kore, 76 vjeçe, denoncon se si është burgosur dhe dërguar në çmendinë nga vajza e saj me ndihmën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës Gjirokastër, vetëm për t’i marrë pronën të moshuarës.

E moshuara tregon problemet nisë në vitin 2007 pasi i ndërroi jetë bashkëshorti, ku bashkë me të kishin një banese 60m2, me vërtetim hipotekor dhe sipas trashëgimisë i kaloi asaj dhe 2 femijëve, djalit dhe vajzës.

“Kam pasur një banesë ku e kemi bërë bashkë me bashkëshortin tim se ai ka ndërruar jetë në fund të 2007. Në krah të kësaj, unë duke punuar në Greqi 25 vjet, ndërtova një banesë 2-katëshe pa leje ndërtimi dhe bëra një vetëdeklarim në 2014 tek ALUIZNI për ta legalizuar këtë shtëpi që të merrja edhe atë të pronësisë.

Në 2015 vajta prapë, kam djalin në Greqi, vajta te djali, qëndrova ca kohë, më marrin në telefon nga lagjia dhe më thonë nisu urgjent sepse vajza tënde të është futur në katin e dytë të banesës time. Vajza është martuar që në vitin ’84 dhe banon edhe sot në Greqi.

Vij këtu, marr policinë, i them ju lutem shumë hajdeni nxirreni vajzën nga shtëpia. Më thotë policia nuk e nxjerrim dot se ti nuk ke bërë hipotekën. I them jam në proces legalizimi. Më nxjerrin një pretekst që nuk të bëjmë dot legalizimin për arsye sepse ajo është shtesë e asaj që është ekzistuese.

Dhe i kam bërë një letër Artan Lames ku i kam kërkuar ndihmën e tij për të më dërguar ekspertë që të verifikohej se cila ishte e vërteta.

Artan Lame dërgon një përgjigje në datën 19 Janar 2017 dhe thotë që në bazë të dokumenteve që më keni nisur si ekspertë, legalizimi duhet t’i bëhet zonjës Krisanthi Kore, sepse reparti mekanik që janë trashëgimtarët dhe fëmijët është me hyrje më vete dhe banesa është me hyrje më vete.

Dhe unë vete tek ish-drejtori Klodian Micka, ai nuk më priti fare, më ka përplasi te dera duke më ofenduar dhe më tha s’e njoh fare Artan Lamen sepse jam drejtor vetë.

Unë mendoj që ai ka marrë ryshfet nga vajza time. Pas 5 ditëve që unë u ndesha me të, ngrihet dhe pranon një vetëdeklarim të vajzës time që quhet Eleni Kore, vetëdeklarim të jashtëligjshëm”, tregon Krisanthi Kore.

Pas këtij rrëfimi, “Stop” ka shkuar në Kadastrën e Gjirokastrës së bashku me denoncuesen dhe takojnë kreun e këtij institucioni, Florian Taçi.

Horoskopi 21 Mars, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi   Do të shpërbleheni për vullnetin tuaj. Jini të qetë ndërsa merrni një vendim shumë emocional. Talentet tuaja krijuese do të rezultojnë të jenë shumë...

Çfarë ndodhi? Sazan Guri shpërthen në lot ‘LIVE’ në emision

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Sazan Guri, i cili mes lotësh foli për humbjen e qenit të tij.   Ambientalisti tregoi...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Fëmija me sindrοmën Dοwn i dashuruar pas Luizit: “ti nuk më pëlqen se e shan” video

Luizi ka marrë informacionin më të rëndësishëm nga njerëzit...

Eni i BBV i jep fund beqarisë me gazetaren e njohur? Dalin fotot nga ceremonia e tyre…

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare...

Armando Broja i bën surprizën e bukur Luizit brenda në shtëpinë e BBV (foto)

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë...