Shpallja “non grata” nga SHBA, familja Berisha në krizë me pagesat

Familja Berisha është në momentet e saj më të vështira.

 

Shpallja “non grata” nga SHBA ishte një goditje e fortë për ta, jo vetëm se i damkosi ndërkombëtarisht si një familje e korruptuar, por mbi të gjitha për faktin se tashmë ndaj tyre mund të hapen dosjet para të cilave drejtësia shqiptare ka mbyllur sytë përgjatë gjithë këtyre viteve.

 

Braktisja që i bëri Lulzim Basha ishte një tjetër goditje e fortë për Berishën, pasi tashmë e ekspozon atë të vetëm para drejtësisë, pa mbështetjen e PD-së.

 

Ndaj dhe për këtë arsye, ai ka nisur lëvizjen e tij për të marrë kontrollin e PD, që ta kthejë në një repart të gatshëm luftarak për hallet e tij personale.

 

Por duket se gjërat nuk janë aq të thjeshta dhe e gjithë beteja e familjes Berishës, aktualisht mbështetet me portalin dhe TV-në e tyre familjar, të cilat dihet se me çfarë para janë ngritur.

 

Para që me sa duket ose po mbarojnë, ose ata që paguanin e kanë braktisur Berishën.

 

Kjo, pasi punonjës të këtyre mediave bëjnë me dije se tashmë Zeni ka filluar të vonojë ndjeshëm rrogat dhe të mos paguajë punonjësit.

 

Kuptohet, aq shumë para sa ka bërë familja Berisha, nuk iu mbarohen ndonjëherë, por ndoshta atyre që iu vinin gjoba për të paguar rrogat e punonjësve, ndoshta tani s’iu bëjnë dot më presion, pasi janë në pozitat e tyre më të dobëta se kurrë.

 

/marre nga Gazeta Tema/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...