HYRJELAJMESHOWBIZ‘I thashë mos më puth, por përfundova me shenja’, Ana Lika tregon...

‘I thashë mos më puth, por përfundova me shenja’, Ana Lika tregon ç’i bëri Xhoda gjatë…

Ana Lika do të luajë rolin e Lorit në serialin “H.O.T”, një vajze që shkon pas lekut,

por përfundon duke shkuar me gjysmën e stafit në agjencinë ku punon. E ftuar sot tek “Rudina”, së bashku me producentin Ermal Mamaqi, Ana tregoi se roli i saj ka gjithashtu skena intime dhe një prej tyre është me Xhodën.

Ana tregoi se me Xhodën ka një marrëdhënie shumë të mirë prandaj e kishte të pamundur të realizonte një skenë intime me të. Kështu i kishte kërkuar që të mos e puthte në buzë e direkt të realizonin skenën.

Në këtë moment kishte ndodhur një e papritur kur Xhoda ishte përplasur me Anën dhe e kishte lënë me shenja.

“Unë të thashë mos më puth, por jo të më lësh me shenja”, i kishte thënë Ana duke shkaktuar shumë të qeshura.

“H.O.T” do të nisë nga 24 tetori në ekranin e TV Klan në orën 20:00.

TE TJERA

spot_img