HYRJELAJMEKRONIKËE tmerrshme/ Prokurori mbyll të moshuarën në psikiatri pa raport mjekësor, spitali:...

E tmerrshme/ Prokurori mbyll të moshuarën në psikiatri pa raport mjekësor, spitali: Nuk ka asgjë!

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop” është publikuar historia e Krisanthi Kores, e cila denoncon se është dhunuar nga policia, është futur në burg pa të drejtë dhe po i marrin shtëpinë.

Lidhur me denoncimin e të moshuarës 76-vjeçare, “Stop” ka ndjekur hap pas hapi të gjithë problemin. Vetë e moshuara tregon se ajo është marrë me forcë nga Gjirokastra dhe është dërguar me psikiatri me urdhër të prokurorit Emëror Kasaj.

“Më mbajtën në paraburgim, më çuan të shoqëruar nga tre policë, më çuan në psikiatri me urdhër të prokurorit. Erdhën tre mjekë dhe policët i thonë që ishte me urdhër të prokurorit.

Mjekët kërkuan rekomandimin, ku ka qenë e shtruar. Mjekët duke parë moshën time më kërkuan që të shpjegoja të gjithë historinë.

Duke u treguar atyre se çfarë më kishte bërë policia, prokuroria. Ata më thonë të mos shqetësohesha dhe u thotë policëve që këtu ishte për të ardhur prokurori dhe vajza e saj”, tregon e moshuara.

Gazetari i “Stop” shoi dhe takoi vajzën e Krisanthi Kores, Elenin, e cila thotë se ka lajmëruar sërish policinë dhe ka denoncuar mamanë.

Per me teper ndiqni videon:

TE TJERA

spot_img