HYRJELAJMEKRONIKËBurri shan gruan në sy të fëmijëve të mitur: Mami jot është...

Burri shan gruan në sy të fëmijëve të mitur: Mami jot është k*rvë, do shkojë të q…. (Video)

Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar sonte pamjet se si babai u flet keq për nënën e tyre 3 fëmijëve të mitur, duke përdorur fjalor banal. Rasti është shënuar në Mallakastër.

Zonja Fëllënxa Haxhiaj Islamaj është divorcuar nga bashkëshorti Jetnor Islamaj pas trajtimit çnjerzor nga ana e ketij këtij të fundit. Gjykata e Fierit i ka lënë nënës kujdestarinë e fëmijëve, por zonja Fëllënxa shprehet gjithashtu se nuk u ka mohuar të miturve takimet me të atin.

Në një nga këto takime, ish-bashkëshorti i mori fëmijët në shtëpinë e tij duke mos i kthyer tek e ëma. Por gjatë qëndrimit me babain, fëmijët kanë nisur duhanin, ndërsa vajzën më të madhe, 15 vjeç, e ka fejuar.

Në këtë pikë Fëllënxa merr urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe babait të fëmijëve i hiqet përkohësisht kujdestaria prindërore. Por urdhri nuk ekzekutohet, me justifikimin se nuk duan fëmijët.

Per me teper ndiqni videon:

TE TJERA

spot_img