A e dini se çfarë është ‘vula e vaksinës’? E kemi ne pergjithesi te gjithe kete vule..!?

Shumë njerëz në botë, përfshirë edhe në Shqipëri, kanë në pjesën e sipërme të krahut një ‘vulë vaksine’.

Mundësitë janë dy, ose vaksina e Lisë ose ajo e Tuberkulozit. Vaksinë e lisë lë një shenjë rrethore në formën e një monedhe, në formë të sheshtë. Ndërsa ajo e tuberkulozit, është po në formë rrethore por më e ngritur.

Në shekullin e 20-të bota u përball me shumë shpërthime të sëmundjes së lisë. Sëmundja e lisë është virale dhe krijon irritime lëkure dhe temperaturë. Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë një vaksinë kundër virusit.

Pas shpërndarjes masive që iu bë vaksinës së lisë, doktorët kanë deklaruar se virusi është zhdukur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej 1952. Dhe në vitin 1972, vaksinat e lisë u hoqën nga kalendari i vaksinimeve. Në vitin 1980, lija u konsiderua një sëmundje e mundur globalisht.

Vaksina e lisë bëhej në një mënyrë unike kundrejt vaksinave të tjera që përdoren sot. Ndryshe nga vaksinat e sotme si p.sh ajo e gripit, vaksina e lisë bëhej në mënyrë unike, përmes një shiringe me dy age që injekton lëndën në brendinë e lëkurës.

Kjo vaksinë bën vrima të shumta në lëkurë dhe kur lënda përhapej në lëkurë, në zonën e injektimit krijohej një flluskë të mbushur me lëng që më pas thahet dhe lë shenjen që shumë njerëz e mbajnë gjatë gjithë jetës. Kjo tregon se vaksinimi ka qenë i suksesshëm.

Në kohërat e shpërthimeve të lisë, pasja e shenjës së vaksinimit sillte përfitime sepse zyrtarët e shëndetit publik e kuptonin lehtësisht se personi ishte i vaksinuar.

Për shembull, zyrtarët e emigrimit në ishullin Ellis në Nju Jork dihet se i inspektonin emigrantët që mbërrinin aty duke u parë krahun, në mënyrë që më pas të pranoheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...