Tjetër ngjarje e rëndë në vendin tonë. 170 njerëz përfundojnë direkt në spital, deputetja niset direkt me urgjencë…

Rritet bilanci i pacientëve me shenja helmimi në spitalin e Krujës.

Aktualisht 170 qytetarë janë paraqitur në Urgjencë me thuajse të njëjtat simptoma, të cilët po marrin trajtimin e duhur mjekësor, pasi dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Situata është shqetësuese përsa i përket numrit të shtretërve, të cilët janë ezauruar nga fluksi i qytetarëve. Ndërsa Inspektoriati i Shëndetit Publik ka marrë mostrat e ujit t’i analizuar dhe për të përcaktuar shkakun e vërtetë të helmimit të tyre.

Ndërkohë mësohet se deputetja demokrate Merita Bakiu është nisur për në spitalin e Krujës për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të qytetarëve.

Sipas PD, së fundmi, atje është bërë një përurim elektoral në ujësjellës dhe uji ka ardhur i ndotur vazhdimisht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...