HYRJELAJMEKRONIKËE TMERRSHME: Vajza fut nënën në burg dhe më pas e mbyll...

E TMERRSHME: Vajza fut nënën në burg dhe më pas e mbyll në çmendinë

Stop ka udhetuar drejt qytetit të Gjirokastrës. Krisanthi Kore 76 vjeç denoncon në Stop,

se si është bu rg os ur dhe dërguar në çmendinë nga vajza e saj me ndihmën e policisë,prokurorisë dhe gjykatës Gjirokastër, vetëm për ti marrë pronën të moshuarës.

E moshuara tregon problemet nisë në vitin 2007 pasi i ndërroi jetë bashkeshorti, ku bashkë me të kishin një banese 60m2, me vërtetim hipotekor dhe sipas trashëgimisë i kaloi asaj dhe 2 femijëve,djalit dhe vajzes.

Ngjitur me shtëpinë e Krisanthit, ndërtohet një objekt tre katësh pa leje dhe e moshuara aplikon në 2014 tek Aluizni për ta hipotekuar këtë objekt në emrin e saj si investim i saj, me kontributet e punës që kishte bërë prej 25 viteve në Greqi, ku ka punuar ne shumicen e rasteve si pastruese nëpër shtëpia.

Në 2015 komshinjtë e njoftojnë që vajza i kishte hyrë në shtëpi, për shkak të problemeve ndër vite me vajzën,Krisanthi njoftoi policinë që ta nxirrnin jashtë,

por policia e Gjirokastrës i nxjerr një pretekst duke i thëne që kërkesa është e pamundur sepse e moshuara nuk ka hipotekën e shtëpisë dhe është ende në proçes legalizimi.

TE TJERA

spot_img