HYRJELAJMESHOWBIZÇfarë i ka ndodhur Zajmina Vasjarit? Këngëtarja poston foton e papritur!

Çfarë i ka ndodhur Zajmina Vasjarit? Këngëtarja poston foton e papritur!

Këngëtarja Zaimina Vasjari është në pritje të ëmbël! Artistja pret të bëhet nënë për herë të dytë, tre vjet pasi solli në jetë vajzën e saj, Khloe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zaimina, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Në imazhin bardh e zi, ajo shfaqet e veshur me një palë pantallona dhe me një këmishë, të cilën e ka hapr në pjesën e barkut për të treguar se sa shumë i është rritur. Megjithatë, Vasjari nuk e zbuloi gjininë dhe as se sa muajshe shtatzënë është.

“E bekuar me një engjëll tjetër”,- ka shkruar ajo.

Më herët këngëtarja kishte shprehr dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë.

“Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni, që në 2020-n të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”, tha Zaimina në atë kohë. E mesa duket dëshira po i realizohet tani në 2021-shin.

TE TJERA

spot_img