Humbi nënën nga Covid-19, Jonida Shehu jep mesazhin e fortë

Mami ikiu, s’di më si jetohet pa të!”- shkroi Jonida Shehu zemërthyer në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit dhimbjen për humbjen e nënës vetëm pak javë më parë.

Ndaj, së fundmi, gazetarja e njohur është bërë pjesë e fushatës së vaksinimit, nisur nga Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë. Sot, përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Jonida ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë.

“Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19.”, thotë Jonida e përlotur, duke rrëfyer eksperiencën e saj.

Ajo pranon se shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim prandaj u bën thirrje të gjithëve që të injektojnë dozën kundër COVID-19 për të qenë të mbrojtur kundër virusit.

“Mbas nënës time kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim”, shprehet moderatorja në videmesazh.

Dhimbjen e madhe që po kalon Jonida e ka konsideruar si nga ato momente kur kthehesh në një fëmijë të vogël që nuk e mendon gjatë e përplas këmbët për gjërat që i do, pastaj kujtohesh se je e rritur e bëhesh më e përgjegjshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...