Policia njoftim zyrtar për sherrin e afganëve: Një vajzë qëlloi me thikë bashkëjetuesin e saj

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua në Lezhë, ku një shtetas afgan mbeti i plagosur me thikë.

Policia njofton se shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshojet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”njofton policia.

Më herët u raportua se sherri ishte mes dy afganëve, teksa thuhej se janë tre grupe që kanë vazhdimisht kanë konflikte me njëri-tjetrin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...