Padёr Gjergj Fishta nё 150-vjetorin e lindjes

 

Padёr Gjergj Fishta është një ndër ato personalitete që i përkujtohet edhe përvjetori i lindjes së tij, kjo sepse ai rilind vazhdimisht mes nesh me anë të temave të tija të cilat janë më aktuale se kurrë në shoqërinë tonë bashkëkohore.

Në vitin 2021 përkujtohet padër Gjergj Fishta në 150-vjetorin e lindjes së tij. Nisma, organizime dhe konferenca të shumta janë organizuar me këtë rast në Shqipëri dhe Kosovë.

Më 23 tetor bie 150-vjetori i ditëlindjes së At Gjergj Fishtës, ofm, një nga figurat vigane që Kisha katolike i fali kulturës kombëtare shqiptare. Dita e 23 tetorit të vitit 1871 ishte një ditë e zakonshme në historinë e Shqipërisë së pushtuar nga turku. Asnjë kronikë e kohës nuk shënoi se në një shtëpi të thjeshtë, në Fishtë të Zadrimës, Ndoka i Simon Ndocit ‘ishte shtue me djalë. Kishte lé Zekë Ndoci!.

Duke e ndërruar këtë emër me emrin e pavdekshëm Gjergj, në kujtim të Heroit Kombëtar e katundarin e vogël fishtjan, në Poet Kombëtar, ai do ta kujtonte kështu daljen e vet në dritë: “Unë jam Gjergj Fishta, djali i vogël i Ndokës, të cilin nana e ka ba me të mendueme!” – thua se s’kishte dalë prej barkut të Prendës së Lazër Kaçit por, si çmos kush, prej trunit të saj”.

At Fishta figurë e madhe e Kombit dhe Kishës

At Gjergj Fishta është figurë e madhe e Kombit dhe Kishës shqiptare! Një ndër majat më të larta të relievit të letërsisë shqiptare është, padyshim, vepra e Atë Gjergj Fishtës ( 1871-1940). E sivjet me 2021 përkujtohet 150-vjetori i lindjes së padër Gjergj Fishtёs, që bie pikёrisht mё 23 tetor.

Me rastin e kёtij jubileu, Provinca françeskane shqiptare “Zoja Nunciatë” ka programuar nisma, organizime dhe konferenca të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë. Një prej këtyre u organizua nga Etёrit françeskanё me datën 16 tetor 2021, në teatrin “Illyricum” në Gjuhadol. Mё tepёr tё ndjekim njё shkrim-njoftimin e botuar nga Provinca françeskane shqiptare “Zoja Nunciatë”:

Përkujtimi i 150-vjetorit të lindjes së padër Gjergj Fishtës

Kur flasim për personalitetet më të rëndësishme të Shqipërisë së fundshekullit XIX dhe gjysmës së parë të shek.

XX nuk mund të lëmë pa përmendur poetin e madh kombëtar padër Gjergj Fishtën. Të flasësh për Fishtën në “vija të përgjithshme” është e vështirë për vetë faktin se çdo vepër a element i krijimtarisë së tij do të kërkonte një trajtim të veçantë dhe të mëvetësishëm. Zakonisht figura të tilla paradigmatike përkujtohen në ditën e vdekjes së tyre, por Fishta është një ndër ato personalitete që i përkujtohet edhe përvjetori i lindjes së tij, kjo sepse ai rilind vazhdimisht mes nesh me anë të temave të tija të cilat janë më aktuale se kurrë në shoqërinë tonë bashkëkohore. Në vitin 2021 përkujtohet padër Gjergj Fishta në 150-vjetorin e lindjes së tij.

Nisma, organizime dhe konferenca të shumta janë organizuar me këtë rast në Shqipëri dhe Kosovë.

Konferenca e organizuar nga Provinca françeskane shqiptare “Zoja Nunciatë” me datën 16 tetor 2021, në teatrin “Illyricum” në Gjuhadol, pati dy momente kryesore: përshëndetjet dhe kumtesat e mbajtura në pjesën e parë dhe ekspozita e me dorëshkrime dhe objekte personale të Fishtës në pjesën e dytë.

Programi u hap nga provinciali i Provincës Françeskane Shqiptare fra Pashko Gojçaj, i cili fillimisht u uroi mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve e më pas trajtoi disa aspekte të veçanta të krijimtarisë së padër Gjergjit. Ndër të tjera ai tha që madhështia e Fishtës e bën atë të jetë me ne dje, sot dhe nesër, duke e quajtur kështu, siç thonë të moçmit, “ar që nuk ndryshket kurrë”.

Provinciali është ndjekur nga Nunci apostolik në Shqipëri Shkëqesia e Tij imzot Luigi Bonazzi. Në përshëndetjen e tij ai theksoi se Fishta ishte i pari shqiptar i madh që njihet në botë si zëdhënës i jashtëzakonshëm i idealeve që kurrë nuk humbën në një popull që ka kërkuar gjithmonë lirinë dhe paqen.

Menjëherë pas Nuncit vijoi presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë imzot Angelo Massafra, i cili gjatë përshëndetjes ftoi fretërit dhe të gjithë popullin që e nderon padër Gjergjin që ta imitojnë angazhimin e tij për studimin, përhapjen e kulturës, fenë etj., me ftesën për ta konsideruar këtë të fundit, jo si një qëllim në vetvete, por për kënaqësi personale; porsi një jetë autentike për pëlqimin e vlerave të amshueshme.

Pas imzot Massafrës ka vazhduar kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë ambasadori Vincenzo del Monaco, i cili gjatë përshëndetjes së tij e cilësoi Fishtën si një eksponent të spikatur brenda një periudhe të trazuar të historisë shqiptare dhe të gjithë historisë evropiane.

Ai gjithashtu ceku se Fishta bën saktësisht dy gjëra: e dedikon dhe e edukon ekzistencën, e cila të udhëheq drejt horizonteve të reja intelektuale.

Pastaj vijoi prof. Sabri Hamiti me një mendim të shkurtër rreth figurës së Fishtës. Ndër të tjera ai rikujtoi momentin kur në botën shqiptare është botuar për herë të parë para 25 vitesh vepra e plotë e Fishtës në katër vëllime në vitin 1996 në Prishtinë.

Pas prof. Samitit vazhdoi me prof. Kujtim Shala me kumtesën e tij të titulluar “Kryevepra e Fishtës”. Kjo kryevepër është pikërisht “Lahuta e Malcis”, e cila ruan në vetvete vlera të papërsëritshme dhe autentike që dëshmojnë më së miri për identitetin e një populli, siç është ai shqiptar.

Z. Shala u ndoq nga fra Vitor Demaj me temën “Padër Gjergj Fishta dhe identiteti ynë”, ku ndër të tjera duke folur rreth madhështisë së Fishtës tha se ne i mbetemi gjithnjë në detyrim shpirtit fisnik të tij, me gjithçka ai ka dhënë dhe jep akoma edhe sot për shqiptarët.

Në fund fra Vitori falënderoi guardianin e kuvendit të Shën Françeskut në Gjuhadol fra Gazmend Tinajn, prof. Aljula Jubanin për moderimin e kësaj konference dhe të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre.

Pastaj momenti i dytë vazhdoi në ambientet e bibliotekës “Atë Gjergj Fishta”, ku siç u tha më sipër, u hap ekspozita me dorëshkrime dhe objekte personale të Fishtës, ku ndër më kryesoret janë dorëshkrimet me vlerë si “Dredhitë e Patukut” dhe “Juda Makabe”, disa pjesë nga letërshkëmbimi i Fishtës, disa vepra me shënime origjinale të Fishtës, përkthimet e Lahutës së Malcis në gjuhën angleze, italiane, gjermane dhe frënge, maska origjinale me fytyrën e padër Gjergjit dhe bastuni i tij. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri me datën 23 tetor.

Në fund të gjithë kaluan disa momente të bukura së bashku në oborrin e kuvendit ku ishte organizuar një koktej i vogël.

Fra Lorenc Pepniku

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...