Në burg nga “uria” për bukë, i riu vodhi dy kalcone dhe një molto/ Pas tre vitesh përballë drejtësisë

Alo policia? Dikush më ka vjedhur në dyqan. Ishte kjo telefonata në sallën operativë të policisë së tiranës e cila mbrëmjen e 15 dhjetor ka alarmuar blutë e komisariatit 4.

 

Teksa një patrullë mbërriti në subjektin e shtetasit A.Bakollari ajo që zbuloi ishte se një i ri kishte vjedhur në furrën e tij dy kalcone dhe një molto duke u larguar me vrap.

 

Shuma e ushqimeve të vjedhura në vlerën e 200 lekëve u kthye në procedimin penal, ku pas tre viteve prokuroria e tiranës kërkon dënimin e autorit të dyshuar 21 vjeçarit F.Ogiçi.

 

Sipas dokumentave të siguruara nga gazetari Arsen Rusta, rezulton një person me precedent penal dhe i njohur për policinë dhe drejtësinë pasi ndaj ti ndër vite ka edhe 6 dënime për vepra të ndryshme penale.

 

Ai kish mundur ti shpëtonte arrestimit ndër muaj e vite, por uria për bukë e çoi pas hekurave duke bërë që i riu të shlyej dënimet e mëparshme si dhe të përballet me drejtësinë për vjedhjen e 2 kalconeve dhe një molto, shkruan Report TV.

 

E teksa proçedurialisht kosto e një procesi të tillë me angazhimin e policëve, prokurorisë e gjykatës shkon minimalisht në 35 mijë lekë të rinjë pa llogaritur ditën e qëndrimeve me 50 euro ditë në paraburgimt të të riut, ironia e ligjit është procedimi i tij për vetëm 200 lekë.

 

I pyetur gjatë hetimeve i riu ka treguar se gjithcka e ka bërë nga uria për ushqim dhe do ja rikthente shpejt lekët fqinjit të tij, po denoncuese ka shpjeguar se edhe më herët Ogiçi ka vjedhur në furrën e tij deri tek celulari por e ka falur se i vinte keq.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...