Humbi 3 bashkëshorte por nuk ka ndërmend të ndalet, 83 vjeçari shqiptar gati për martesën e katërt (video)

Për tetë dekada me radhë u përball me sfida e humbje të mëdha në jetë. Bejtush Gjergji, 15 ditë më parë humbi edhe bashkëshorten e tij të tretë. Nga ai moment, 83 vjeçari nga Podujeva thotë se jeta e tij u bë edhe më e vështirë.

Atij i kishin vdekur tri gratë me të cilat kishte ndarë jetën. Me bashkëshorten e tij të tretë, kishte një lidhje më të veçantë, dhe për rrjedhojë thotë se edhe dashuria ishte më e madhe.

“U kanë ma e mirë e ma e re, 10 vjet u kanë ma e re se unë. Këtë unazë e kam me gruan e tretë kur e kom marrë, këtë unazë nuk e hjek derisa të vdes”, shprehet ai.

Jetesa në vetmi është goxha e rëndë për të, nga halli se do të vdesë i vetëm, thotë se nëse do të gjente një grua do të martohej sërish.

“Po me gjetë e marr, po nuk më merr kërkush ma, sonte me gjetë e marr. Pare kom po nuk më vyjnë kurgjo”, shprehet ndër të tjera ai në ATV.

https://fb.watch/8PPyF7BkCI/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...