Furgoni i mallarave humbet kontrollin, përfundon poshtë kamionit

Një ngjarje rrugore ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin në afërsi të fshatit Piskupat.

 

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamion të ndaluar në anë të rrugës.

 

Fatmirësisht janë shënuar vetëm dëme materiale ndërsa drejtuesi i furgonit ka shpëtuar vetëm me disa lëndime të vogla, ndonëse furgoni është shkatërruar plotësisht.

TE TJERA

spot_img