Dardha bie nën dardhë! Vajza e Ardit Gjebreas do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Dardha bie nën dardhë thotë populli, ndaj nuk është aspak e rastësishme që Anna Gjebrea do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021.

Vajza e kantautorit të njohur Ardit Gjebrea sapo është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, duke qenë pikërisht ajo që do të përfaqësojë vendin tonë në këtë kompeticion.

Në Instagram, Anna tregon se është shumë e lumtur për këtë çmim dhe se do përpiqet të japë më të mirën. Ne i themi Annës që rëndësi ka ta shijojë këtë eksperinecë, pa menduar për çmime e fitore.

Ndryshe nga vëllai i saj i madh Joni, Anna duket se në jetë do të ndjekë rrugën e babait të saj, prej të cilit ka trashëguar talentin për muzikën./revistawho.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...