Cmime te “çmendura”! Programet më të shtrenjta në televizionet shqiptare: 11.000 lekë sekondi për reklamat

Dihet që reklamat dhe programet televizive, kaë një marrëdhënie simbiotike mes tyre,

pra marrin dhe japin. Logjika është e thjeshtë: Që të reklamosh para apo gjatë transmetimit të programeve më të ndjekura, sigurisht që duhet të paguash më shumë.

Ndaj, kur flasim për emisionet “më të shtrenjta”, në televizionet shqiptare aktualisht, me siguri të gjithëve ju vjen në mend “Big Brother VIP”, ku ka qenë e gjithë vëmendja e publikut, e rrjedhimisht edhe bizneseve.

‘Monitor’ ka përpunuar për sezonin e ri në shtator 2021 tarifat në ofertat e televizioneve sa i takon reklamimit.

Në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu, një sekondë para se reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11.000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë.

Në TV Klan, ndërkohë, “Opinion”, “Klanifornia” dhe “Love Story” mbajnë çmimin më të lartë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjes së emisionit me 6750 lekë/sekondë, ndërsa para emisionit, çmimi është 3400 lekë/sekondë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...