Bëhuni gati, nga kjo ditë na pret bora e madhe

Sipas IHMK’së, java e ardhshme do të karakterizohet me mot jostabil i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar e vende–vende edhe të intensitetit të lartë.

“Java e ardhshme do të karakterizohet me mot jostabil i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar e vende–vende edhe të intensitetit të lartë. Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell.

Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...