Pazari Rama-Basha: “Më hiq Saliun, të jap Metën

Nga Daniel Muçaku

 

Që ka marrëveshje djallëzore mes kryeministrit Rama dhe kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha këtë nuk e luan as topi. Por problemi mbetet se nuk është marrëveshje parimore apo në të mirë të shoqerisë shqiptare. Ajo thjesht mban Edi Ramën në pushtet të gjatë, ndërsa Basha mban PD-në si zyrë për të marrë përfitimet nga pazari.

 

U nis si marrëveshje për të zgjidhur situatën konfliktuale në maj 2017 e me sa duket Rama duke qenë praktik dhe konkret e mikloi Lulzim Bashën me oferta që akoma nuk janë bërë të njohura, ndonëse koha ka treguar se të dy kanë përfituar. Edi Rama për pushtetin e tij dhe të PS-së. Dhe i lumtë!

 

Kurse kryetari i PD-së, jo për partinë që drejton, por për një grusht njerëzish rreth tij.

 

Fakti që nuk po arrin dot t’u rikthejë pushtetin demokratëve prej 8 viteve dhe me sa duket edhe 8 të tjera, tregon se Basha nuk rrezikon të përplaset me Kryeministrin. Basha është i zgjuar, i hidhur kur do dhe hotian kur i preken interesat e karriges dhe të financës.

 

 

Së fundmi Basha po luan në një terren të minuar brenda partisë së tij dhe me sa duket do jetë përballje fizike se kush do ta marrë apo mbajë zyrën e kryetarit të PD.

 

Urojmë të mos ndodhë kështu, ndonëse duket zjarri që po vjen nga rrethet drejt Tiranës e më saktë për te selia blu, ku përveç Agron Gjekmarkajt që rri aty stoik si malësor, të tjerët do marrin vrapin se kush kërcen gardhin për të ikur nga orteku Berisha.

 

Nuk po ndryshoj asnjë presje nga ato që kam thënë dikur se Berisha duhej të kishte ikur që në vitin 2013 nga politika aktive, por në kushtet e sotme kur nuk ka mbetur më PD dhe as shpresë për rrëzimin e Rilindjes e kur selia blu bashkëpunon me Edi Ramën; kjo që po bën tani ish-kryeministri Berisha mbetet shpresë për të patur opozitë në Shqipëri.

 

Ndaj marrëveshja mes Ramës dhe Bashës po intensifikohet në mënyra të ndryshme, gjoja edhe në formë propozimi për “vetting të politikanëve”, pra një gjyq popullor si në kohën e diktaturës komuniste ku populli i varfër të kënaqet duke parë show politik të orkestruar nga dyshja Rama-Basha.

 

Pa bukë e pa drita, por vetëm të shikojnë se si dalin politikanët para këtij “komisioni Basha” me votat e Edi Ramës.

 

Të dy vetë janë në rregull sepse njëeri ka vetëm një vilë të justifikuar, kurse tjetri me katër vila, ndonëse me letra nuk ka asnjë vilë! Kështu e akuzojnë nga brenda selisë blu.

 

Pra synimi djallëzor nuk është pastrimi i politikës. Ata duan të merren me kundërshtarët në këtë gjyq popullor si “vetting”.

 

Me krejt politikanët duhet të merret SPAK-u. Nëse e kanë seriozisht PS dhe PD le të shtojnë prokurorët e SPAK, t’u rrisin pagat, kushtet e punës dhe sigurisë së tye dhe me pas ata e pastrojnë politikën me pranga.

 

Nuk ka nevojë për gjoja “vetting politikanësh”, sa për të thënë se po kontrollojmë.

 

Sikur prokurorëve të SPAK-ut t’ua bëjnë pagat mujore 10 mijë euro secilit (aq sa kalon në një natë një makinë kontrabandë në portin e Durrësit nga politikanët) ata, prokurorët, të shqyejnë më të fortin politikan.

 

Edhe prangat ua vendosin vetë prokurorët e SPAK!

 

Por nuk duan as mazhoranca dhe as opozita. Bëjnë sikur duan drejtësi, por nuk u pëlqen SPAK-u.

 

Nga ana tjetër loja mes të dyve, Ramës dhe Bashës është fokusuar te pazari: Më hiq Saliun, të jap Metën. Më jep Durrësin, të jap Tiranën!

 

Por Tiranën (si bashki) Rama e do për Erion Veliajn apo Belinda Ballukun.

 

Kurse Berishën e ka si synim ta groposë Basha, por jo me duart e tij. Dhe Metën e sjell te makina grirëse, Luli!

 

Pra në politikë mbeten vetëm këta të dy, Rama dhe Basha. I pari në pushtet, kurse Basha duke pritur nga rubineti i pushtetit!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...