Paguhet 5 mijë euro kush infektohet me Covid-19. Rrini ne hotel falas hani, pini dhe..

Një kompani farmaceutike në Angli, ka marrë një objekt hotelerie në Londër dhe e ka kthyer në një hotel për të infektuar njerëzit qëllimisht me kovid.

 

Po, e dëgjuat mirë, për të infektuar njerëzit.

Hoteli Whitechapel në East End u përgatit pas një pune 1 vjeçare dhe tani është gati për të pritur vullnetarët.

 

Cathal Friel, drejtues i kompanisë Open Orphan, tha se njerëzit do të pranohen në këtë hotel, ku përmes pajisjeve do të infektohen me koronavirusin e ri Sars-Cov2.

 

Më pas do të testohen dhe do të mbahen në dhoma të hotelit, të izoluar, për 14 ditë. Në çdo dhomë do të ketë TV dhe playstation, por edhe pajisje mjekësore.

 

Kompania nuk tha nëse do të përzgjedhë në bazë të situatës shëndetësore njerëzit që do të pranojnë të infektohen, por tha se do të paguajë 4 minë paund ose rreth 5 mijë euro çdo person që infektohet prej tyre.

 

Raportohet se që tani ka kërkesa për t’u infektuar. Por një gjykatë në Londër pritet të japë vendimin nëse hoteli do të hapet për këtë eksperiment të çuditshëm me njerëzit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...