HYRJELAJMEHISTORIA IMEZbuIohet e vërteta e ndarjes së Ramës me MatiIda Makoçin, ja kush...

ZbuIohet e vërteta e ndarjes së Ramës me MatiIda Makoçin, ja kush e donte DlVORClN

Historia e divorcit të Edi Ramës në vitin 1991 me ish aktoren Matilda Makoçi, duket se nuk ka asnjë lidhje me atë që është shkruar apo deklaruar nga politika, deri më tani.

 

Për herë të parë pas 28 vitesh nga ky divorc, ish avokati i Edi Ramës, Përparim Ibrahimaj pranon të flasë ekskluzivisht mbi këtë proces të shumëpërfolur e shumëdebatuar.

 

Ibrahimaj, i cili nuk e ushtron më profesionin e avokatit që prej viteve ’92-’93, rrëfen të vërtetën e këtij procesi gjyqësor, të shpërfaqur mediatikisht deri më tani, plot me akuza të rënda, kryesisht nga Rama ndaj Makoçit.

 

Siç shprehet ai, ka heshtur deri më sot me mendimin se versione të tilla mediatike do të shuheshin dhe se nuk do të kishin një përsëritje të tillë vit pas viti. Ndërkohë, debati më i fundit mes Ramës dhe Berishës në sallën e Parlamentit, duket se e ka “detyruar” ish avokatin Ibrahimaj, tashmë biznesmen, t’i thotë “stop” një farse të tillë, siç e quan ai.

 

Ibrahimaj rrëfen se Ramën nuk e ka njohur para se të angazhohej si avokat në çështjen e divorcit të tij me ish bashkëshorten Makoçi. Por edhe gjatë këtij procesi, ai rrëfen se e ka takuar mjaft rrallë, vetëm 2 herë me sa kujton ai.

 

Rama është akuzuar mediatikisht në vitin 2003 se ka deklaruar në sallën e gjyqit, se donte të ndahej nga Makoçi dhe se nuk do të paguante detyrim monetar për fëmijën e tyre asokohe 1 vjeç, pasi ky i fundit nuk ishte djaIi i tij, por i të atit, pra Kristaqit. Një e përditshme shkruante asokohe se si për të vërtetuar akuzat e tij ndaj ish bashkëshortes, kishte shtuar në sallë se ai nuk mund të bënte fëmijë, për arsye mjekësore.

 

Më tej, sipas saj, megjithëse Rama nuk kishte paraqitur në gjykatë asnjë raport mjekësor që të vërtetonte një pretendim të tillë, gjykata e kishte marrë si të mirëqenë këtë fakt të deklaruar prej tij, në gjyq. I pyetur rreth këtyre akuzave, Përparim Ibrahimaj konfirmon gjatë intervistës se ato nuk mund të quhen gjë tjetër veçse shpifje të uIëta, të fabrikuara për qëllime politike.

 

Ibrahimaj pohon se akuza të tilla i rrëzon me bindje të plotë, duke bërë me dije se Edi Rama nuk ka qenë prezent në asnjë seancë gjyqësore që është zhvilluar në vitin 1991 për zgjidhjen e martesës me aktoren Matilda Makoçi.

 

Ish avokati i Ramës sqaron se Rama dhe Makoçi kanë kryer një proces gjyqësor ndarjeje krejt normal, dhe në mirëkuptim të plotë mes njëri tjetrit. Avokati kujton se familja e Ramës mund të jetë përmendur shkarazi në gjyq, megjithatë, sipas tij Matilda fliste me respekt ndaj tyre.

 

I pyetur nëse ka komunikuar më me Ramën që prej asaj kohe, ish avokati Ibrahimaj shprehet se nga dita kur Ramës i ka komunikuar vendimin e gjykatës, as e ka parë dhe as e ka takuar më.

 

Intervistën e realizuar me “SOT”, 28 vite pas divorcit Rama-Makoçi, Ibrahimaj e cilëson si një detyrim moral dhe profesional, me qëllim njohjen e opinionit publik me të vërtetën e këtij procesi, të zhvilluar në kushte normale, si çdo çift që kërkon ndarjen në gjykatë.

 

 

TE TJERA

spot_img