“Thuaj nuk pashë gjë” Polici po hidhte valle për qejf, si i kërkoi kolegut të gënjente

Kanë dalë detaje nga dosja e Prokurorisë me përgjimet që fundosën punonjësit e policisë, të cilët lejonin dasmat dhe aktivitetet pas orarit të karantinës.

Aty tregohet se si polici i Tiranës e lejon dasmën, duke iu kërkuar kolegëe të thonë që nuk kanë parë gjë.

Në përgjime del se ka qenë pikërisht polici i arrestuar Durim Muraj, i cili iu ka kërkuar kolegëve të tyre që të shkelin detyrën dhe të mos reagojnë për një dasmë, ku ai vetë ishte pjesëmarrës.

“Punonjësi i policisë, Arjan Balla, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin Nr. 1., në datën 14.08.2021, rreth orës 00:40, është njoftuar nga salla operative që së bashku me kolegun Jashar Shehu, të kryente një verifikim në lagjen Shkozë,

pasi kishte ardhur një telefonatë në sallën operative se te firma X kishte valle, muzikë të lartë dhe po shqetësoheshin banorët jashtë orarit policor. Arjan Balla lajmëron sallën operative se telefonata ishte e rreme.

E njëjta situatë përsëritet në orën 01:15 dhe 01:20, ku përsëri punonjësit e policisë, të cilët shkojnë në vend, raportojnë në sallën operative se telefonata ishte e rreme. Në përgjimet e shtetasit Durim Muraj është fiksuar komunikimi i Arjan Ballës me Durim Murjan, ku rezulton se Durim Murja ishte pjesëtar i dasmës, objekt ankese, në sallën operative, dhe ju kërkon kolegëve të tij që të mos ua ndërpresin dasmën edhe për njëfarë kohe.

Në bisedë Arjan Balla shprehet i shqetësuar për ankesat në sallën operative, duke përcaktuar kështu dijeninë e tij të plotë për të vërtetën, duke vërtetuar se raportimi i tij në sallë për telefonata të rreme është e pavërtetë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...