Skulptori që bën punime në torta: Kërkesa më e çuditshme kanë qenë organet gjenitale

Bledian Brahimllari është skulptori, i cili ndryshe nga të tjerët punon me çokollatë. Ai dizenjon torta ose me çokollatë bën punime të ndryshme si portrete, simbole të ndryshme, apo personazhe të caktuar.

 

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Blediani ka treguar si i hyri kësaj rruge, duke ndarë të gjitha vështirësitë që ka kalaruar për 7 vite, por edhe kënaqësitë.

 

“Torta fillimisht vjen nga pastiçieri dhe më pas e punoj unë. Ishte një lloj momenti që thash pse jo ta provoj. Nisi me idenë e diplomës që bëra kostumin popullor në tortë. Kam dikur shtatë vjet që merrem me këto punime.

 

Për sa i përket vështirësisë së punës gjatë këtyre viteve ka pas të lehta, të vështira, varet nga punimi.

 

Me kalimin e viteve po futen në treg, po unë jam i pari. Se kështu realizojnë të gjithë, po jo në mënyrë të mirëfilltë”.

 

Bledi ka zbuluar edhe punimin më të çuditshëm që i kanë kërkuar në tortë.

 

“Më kanë kërkuar të punojë në tortë pjesë intime si organe gjenitale. Faktikisht unë që i realizoj nuk pyes për çfarë i do, po për festën para martesës ka ndodhur.

 

Të fillosh nga dita e parë dhe të punosh një skulpturë si kjo (helmetë) do gati 7 ditë, një javë”./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...