HYRJELAJMESHOWBIZNjihet si juristja seksi, Redona zbulon lidhjen 8 vjeçare: Ja gjëja më...

Njihet si juristja seksi, Redona zbulon lidhjen 8 vjeçare: Ja gjëja më e shtrenjtë që më ka dhuruar

Redona Koçi është një nga vajzat më të komentuar në showbizin shqiptar. Ndryshe njihet edhe si juristja seksi, term i cili e ka mërzitur e nuk dëshiron më ta thërrastin kështu.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, modelja ka treguar se nuk pëlqen kur dikush e thërret me këtë emër, pasi thjesht ka mbaruar shkollën dhe nuk e ushtron si profesion.

Redona thotë se ajo tashmë është një modele dhe një nga influencueset më të kërkuara në treg.

“Aktualisht merrem me modeling, influencer, photoshooting. Unë i kam thyer që para 10 vitesh tabutë sepse që e vogël ndiqja këngëtare si Beyonce, të cilët ekspozoshin. Për të tjerët ishte e vështirë, për mua jo se unë jam shumë mendjehapur, shumë europiane me veten time.

Faktikisht është një punë e vështirë, kërkon pozitivitet. Unë nuk është se kam nisur të mbahem nga Instagrami. Unë kam një familje që jetojnë shumica jashtë”.

Redona ka zbuluar se ka një lidhje prej 8 vitesh me një djalë dhe dhurata më e shtrenjtë që ai i ka bërë është një unazë me diamant.

“Kam 8 vite me partnerin tim. Përderisa qendrojmë bashkë dhe kemi 8 vite, ndjejmë diçka për njëri-tjetrin. T’ja lëmë kohës si do eci. Unë jam çik aventuriere dhe nuk jam për martesë. Është pak xheloz, por më mirëkupton.

Dhurata më e shtrenjtë që më ka bërë janë shumë, makinë, një unazë diamanti. Nuk mund të bëjmë sikur nuk i pëlqejmë. Unë vdes për gjëra të thjeshta, kur mundësitë janë, pse jo”, tha Redona.

TE TJERA

spot_img