HYRJELAJMEKRONIKËMakina përplas për vdekje 48-vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja

Makina përplas për vdekje 48-vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në rrugët e vendit. Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, në Berat është përplasur nga një automjet A. A., 48 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

 

“Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja”, njofton policia.

 

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

TE TJERA

spot_img