Horoskopi ditor, e premte date 22 tetor 2021

Dashi

Në dashuri, për ata që kanë feeling me shenjën e Binjakëve dhe Luanit, po vijnë emocione të bukura. Në punë, megjithatë, ruani qetësinë dhe mos bëni zgjedhje të rrezikshme.

Demi

Me fundin e muajit tetor, ata që jetojnë një histori të qëndrueshme, do të nisin trazira pasi do të fillojnë t’ju lindin disa pikëpyetje. Në punë, nga ana tjetër, nëse punoni me kohë të pjesshme, keni nevojë për garanci më të mëdha financiare, fundja, pak orë, pak lekë, apo jo?!

Binjakët

Nga kjo e premte e deri më 5 Nëntor, nëse jua ka qejfi për një person dhe e keni për zemër, mos ushtroni shumë trysni. Veproni ngadalë që gjërat të bëhen siç doni ju. Në punë, ju jeni duke pritur për një përgjigje që lidhet me çështje ligjore.

Gaforrja

Në historitë e lindura kohët e fundit ka një mirëkuptim të këndshëm dhe një bashkëpunim të bukur. Në punë, megjithatë, nëse duhet të bëni ndonjë kërkesë, veproni, është koha ta bëni.

Luani

Për ata që janë në çift, këtë të premte 22 mund të ketë diskutime për mirë. Në punë, megjithatë, shmangni konfliktet me kolegët, mos harroni edhe se kohët e fundit jeni mjaft të lodhur.

Virgjëresha

Nëse po përballeni me një krizë që shfaqet si opsion në prag fundjave, qëndroni larg debateve dhe gërricjeve. Nga ana tjetër, bashkëpunimet e reja janë të mundshme në punë, aftësitë tuaja menaxheriale do t’ju ndihmojnë.

Peshorja

Ka shumë mundësi që beqarët të gjejnë partnerë për të dalë, hidhni sytë rrotull, ai/ajo është gjithnjë te cepi! Në punë, sakrificat do të shpërblehen: ia vlen të bëni pak më shumë përpjekje.

Akrepi

Dita e premte duket të jetë pak si e ndrydhur për ndjenjat, madje humori juaj është teposhtë. Në punë, nga ana tjetër, ndryshimet dhe pak sadisfaksion në sferën ekonomike, sidomos për profesionistët e lirë, janë duke ardhur.

Shigjetari

Në dashuri, nëse bëni shoqëri me Virgjëreshat dhe Binjakët, do të ketë një tension të fortë mes jush. Në punë, nga ana tjetër, ka mundësi të reja për të eksploruar, lajme të reja po vijnë.

Bricjapi

Këtë të premte, por edhe në vijim, këtë fundjavë, disa çështje sentimentale të pazgjidhura do të arrijnë kulmin. Në punë, nga ana tjetër, mos insistoni në marrëveshje që rezultojnë të jenë kundërproduktive.

Ujori

Mundohuni të qëndroni të qetë dhe përpiquni të flisni në heshtje me partnerin tuaj. Në punë, megjithatë, jeni në një ngërç, mdoshta keni nevojë për pak pushim.

Peshqit

Nëse keni pasur konflikte me partnerin, përpiquni t’i zgjidhni ato para së shtunës. Nga ana tjetër në punë shtyjini vendimet e rëndësishme për momente më të mira, kohët e fundit nuk jeni shumë të fokusuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...