HYRJELAJMEHISTORIA IMECmenduri! “Xhelozia është sëmundje”/Vjehrra i jep mundësinë e fundit dhëndrit

Cmenduri! “Xhelozia është sëmundje”/Vjehrra i jep mundësinë e fundit dhëndrit

Në kohën kur Marigleni u braktis krejtësisht nga familja, njohja dhe fejesa me Anairdën duhej të ishte si një kapitull i ri në jetën e tij. Por situatat e krijuara së fundmi rrezikojnë ndarjen e çiftit.

“Historia ime është një histori vu.ajtje, që fëmijë kam vuajtur. Babai vetëm pi.nte, më gju.ante, më mbyllte në dhomë, ndërsa unë rrija në krah të mamit. Nga fëmijëria nuk mbaj mend të kem kaluar ndonjë gjë të bukur. Sa herë ata ziheshin unë mbështesja mamin dhe ai ushtronte dhunë ndaj nesh, por tani prej 2 vitesh janë divorcuar.

Ne jetonim me babin, mami shkoi në Itali tek tezja, ku është edhe sot. Unë jetoja me babin në Shqipëri dhe më shante, më gjuante. Mbyllesha në dhomë, rrija vetëm, vinte në orët e para të mëngjesit i pirë. U njoha me një vajzë dhe i kërkova dorën familjes së saj pasi dolëm për pak muaj. Ata më pritën shumë mirë, sikur të isha djali i tyre. Ajo është 18 vjeçe.

Familjarët e saj ranë dakort dhe shkuam tek babi të jetonim bashkë, por ai vazhdonte si më parë dhe më ofendonte në sy të saj. Ajo jetoi me mua për 5 muaj dhe më pas u largua, isha i vetmuar totalisht.

Familjes së saj ia kam mbajtur të fshehtë derisa u largua vajza. Pas ikjes së saj u largova edhe unë tek një shok i ngushtë, kam gjetur një punë si shpërndarës brioshësh dhe po mbledh paratë që të marrim një shtëpi me qera”.

Sot Marigleni ka thirrur të fejuarën dhe vjehrrën e tij, për t’i premtuar se vajza e saj do jetë gjithmonë e lumtur pranë tij. Vjehrra Adriana vjen e para në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe tregon se ka qëndruar gjithë natën pa gjumë duke menduar se kush e ka ftuar.

Maringleni: Unë e di që vajzën tënde e ke rritur me shumë vështirësi, e ke sjell në jetë, je munduar të bësh më të mirën, por unë dua të bëj një premtim në sy të publikut, në sy të gjithëve. Vajza jote me mua do jetë më e lumtura në botë. Dua bekimin tënd si nënë që këtë lidhje ta mbajmë akoma më të fortë.

Adriana: Gjithmonë kërkojmë më të mirën për vajzën tonë, jam munduar me gjithë forcat që të ndryshoj gjithçka, i kam folur si nënë, jo si vjehrrë, por kur zhgënjehesh është e vështirë që të krijohet ai besimi prapë. Pjesa e xhelozisë është një sëmundje. Kur premtimet nuk i mban, vjen një moment dhe lodhesh dhe nuk i beson më.

Kur unë të jap shans dhe ti nuk arrin ta mbash premtimin, nuk e dallon më të vërtetën nga gënjeshtra. Unë nuk kam kërkuar princin e kaltër, por thjesht të jetë i sinqertë, i denjë për familjen. Ajo është bota ime, është gjithçka kam, për atë jetoj.

Anairda vjen në studio dhe ulet pranë nënës së saj, teksa në ekranin përballë i shfaqet i fejuari i saj.

Mariglen: E di që shpeshherë të kam mërzitur, të kam ardhur shumë nga mbrapa, e kam tepruar me xhelozi, por sot dua të bëj një premtim. Siç kemi qenë më përpara të jemi prapë bashkë me njëri-tjetrin. Kam nevojë për dikë në krah të më mbështesi./Burimi:tv klan

TE TJERA

spot_img