Ulërimat e motrës së shqiptarit kur mëson lajmin tragjik: Është vëlla im, është vëlla im

“Kjo nuk është e vërtetë. Si do t’ja bëjmë tani”. Ulërimat dëshpëruese të familjes së Besmirit thyen heshtjen që kishte pllakosur vendin e aksidentit në Piza.

 

Mediat italiane kanë përshkruar aksidentin që i mori jetën 29-vjeçarit shqiptar Besmir Shala dy ditë më parë teksa ishte duke udhëtuar me motor. Zona ishte e mbushur me policë të angazhuar në lehtësimin e trafikut.

 

I pari që mbërriti, i shoqëruar nga punonjës policie ishte babai i 29-vjeçarit. Policët e çuan drejt djalit të tij dhe në momentin që efektivi ngriti çarçafin, babai i të riut shpërtheu në ulërima, zemërthyer.

 

Skena bëhet akoma më drithëruese kur vjen motra, që nuk pushon së qari. “Ai është vëllai im, vëllai im” thotë motra e viktimës, e cila nuk pushon së qari. Nuk ka ngushëllim që mund të lehtësojë trishtimin që pushtoi familjen Shala.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...