HYRJELAJMEKRONIKËSKANDAL! Kandidati për gjyqtar keq trajtoi ish-të dashurën: Qaj si k**vë, do...

SKANDAL! Kandidati për gjyqtar keq trajtoi ish-të dashurën: Qaj si k**vë, do të të fotografoj lakùriq

“Stop” sjell sot rastin e një magjistrati, kandidat për gjyqtar, Elis Dine. Sipas informacioneve, Elisi është pranuar nga shkolla e Magjistraturës dhe KLGJ dhe aktualisht është duke përfunduar praktikën pranë Gjykatës, Dhoma Penale dhe pritet të dalë gjyqtar. Por e shkuara e Elisit është e errët dhe me probleme, pasi në vitin 2013 ai ka marrë peng një vajzë me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie.

 

Pasi raporti kishte përfunduar, Elisi e ka detyruar vajzën e re të hipte me forcë në makinën e tij, duke ushtruar presion ndaj saj. Më pas ai e ka çuar vajzën në pyllin e Semanit, ku donte ta zhvishte dhe përdh unonte, por fatmirësisht ai është parë nga fshatarët e zonës, të cilët njoftuan policinë dhe kjo e fundit arrestoi në flagrancë Elis Dinen.

 

“Stop” ka siguruar dëshminë e vajzës, e cila rrëfen me detaje ngjarjen.

 

“Isha duke ecur në trotuar duke shkuar për në shkollë, shikoj përpara meje Elisin me makinën e të atit të tij të cilën e ndalo para meje. Doli nga makina dhe më tha kam dy orë që të pres, futu në makinë, i thashë nuk futem por ai mu drejtua përsëri duke më bërtitur futu brenda që mos bëj ndonjë skandal që të të fus zvarrë në makinë.

 

U detyrova të futesha në makinë dhe fillova të qaja e frikësuar dhe ai më thoshte qaj tani si kurvë. Gjatë gjithë rrugës unë qaja, ai më godiste me grushta, më mori telefonin. Nga fshati Topojë deri në Seman më ka mbajtur për flokësh që të mos hidhesha nga makina. Mbëritëm në Seman dhe u fut me makinë në mes të pyllit. Ndaloi makinën dhe shkoi gjeti disa thupra dhe më tha dil nga makina se do të ta fus me thupër.

 

Dola nga makina dhe më tha, e shikon atë ndërtesën e braktisur? Ec drejt saj tani, do të të bëj foto dhe do të të zhvesh. Duke ecur mes pyllit ktheu kokën mbrapa dhe shikon një makinë policie dhe erdhën drejt nesh, ku na shoqëruan në komisariat”, ishte një pjesë e dëshmisë së vajzës.

 

Kjo çështje u hetua asaj kohe nga prokurori i Fierit Enklid Gjini me dy akuza: përndjekje dhe heqja e paligjshme e lirisë së personit. Në dosje ishte raporti mjeko-ligjor dhe fotot e vajzës së keq trajtuar.

 

Por prokurori Gjini e pushoi çështjen. Madje emisioni “Stop” ka mësuar se prokurori Enklid Gjini nuk i ka komunikuar vendimin e pushimit viktimës, vajzës e cila u keq trajtua në pyllin e Semanit.

 

TE TJERA

spot_img