Revoltohet Adi Krasta: Po më përndjek policia, më gjobitën vetëm mua për parkim të gabuar

Adi Krasta është revoltuar me një gjobë parkimi. Ai shprehet se është gjobitur me qëllim, pasi makinat e tjera nuk ishin gjobitur.

 

“Paradite mu desh që të parkoja makinën në një rrugët e Komunës së Parisit, ishte një rrugë e re. Përveç veturrës time, ishin edhe shumë të tjera.

 

Pak minuta më vonë, shkoj të marr makinën dhe shoh që më kishin gjobitur. Polici bashkiak, Renato Mitra, do të duhet të kishte menduar diçka, që në të gjithë atë rrugë të gjatë me thuajse 15 makina, prej tyre kishte vendosur të gjobiste vetëm makinën time.

 

Nuk jam kundër gjobave, madje jam pagues i menjëhershëm i gjobave kudo që qëllojnë.

 

Por më bëri të mendoj: Që, mbasi një qyteti mund t’i mbytet frymëmarrja, mund të bëhet e pamundur t’i japësh veturës nëpër rrugët e tij, mund të bëhet plotësisht e pamundur të parkosh veturat në rrugët afër trotuareve të tij, por nuk është fare e pamundshme dhe e parealizueshme që qytetarët t’i ngopësh me gjoba.

 

Kështu që, m.q.s zotëria do të gënjente duke thënë se nuk është e vërtetë pretendimi që bën ti, unë i bëra disa fotografi, në një rresht veturash gjobitet vetëm njëra.

 

Do të duhet ndoshta të ndryshojmë Tiranën”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...