Femrat lindin me etiketimin ku*vë, bën apo nuk bën gjë! Debati për vi*gjërinë, flet Miss-i shqiptar

Është rindezur debati mbi vir gjërinë pasi Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG),

i cili përfaqësohet nga mjekë dhe obstetër dhe gjinekologë britanikë, ka publikuar një apel në “British Medical Journal” për t’i kërkuar qeverisë të ndalojë testet e virgjërise, pasi kjo e fundit nuk ekziston.

Madje bëjnë apel që të ndalohen edhe vizitat invazive dhe joshkencore që synojnë verifikimin e himenit. Madje apelit të gjinekologëve anglezë iu është përgjigjur profesoresha italiane Eugenia Tognotti, lektore e Historisë së Mjekësisë dhe Shëndetit Publik në Universitetin e Sassarit, letra e së cilës rindërton origjinën historike të një miti.

“Virgjëria nuk është një term mjekësor” dhe “nuk e gjen në traktatet e anatomisë” – thotë ajo, e cila shton: “Është një konstrukt shoqëror. Në Mesjetë prova e vetme jo e saktë e vir gjërisë së grave ishte besimi që hera e parë shoqërohej me gja kderdhje”.

Kjo temë kaq e diskutuar në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”. Në studio ishte e ftuar ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi, e cila tha se ky lloj artikkuli është i vonuar.

Sipas saj, në zonat rurale është një fenomen që ekziston, por që asaj nuk i ka rastisur që të ketë pasur përballë njerëz që e kanë problem çështjen e vi rgjërisë.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për vi rgjërinë, por edhe raportet që një vajzë mund të ketë. Femrat lindin me etiketimin ku*vë, bën apo nuk bën gjë, ajo e ka në xhep këtë etiketim. Edhe në ambiente si Tirana, ku gjasmë ka emancipim, është ajo “ar ma” që shoqëria patriarkale e përdor”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...