HYRJELAJMESHOWBIZElvis Pupa ka një apel për fansat e Big Brother Vip: Mbledhim...

Elvis Pupa ka një apel për fansat e Big Brother Vip: Mbledhim lekë t’i blejmë Arbana De Filipit një…

Të drejtosh një spektakël live për disa orë nuk është aq e lehtë sa duket, e sidomos nëse flasim për “Big Brother”.

Pasi ka qëndruar gjatë në këmbë dhe mbi taka shpesh Arbana ulet në skenë, veprim që është komentuar gjithnjë. Vlen të përmendet se ky është një veprim që e bën dhe Maria De Filippi.

Së fundmi, aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka bërë në Instagram një status lidhur me këtë. Teksa ka postuar një foto nga spektakli i mbrëmshëm, ai e quan me humor “Arbana De Filipi” dhe shkruan:

“Them të mbledhim lekët ti blejmë një stol Arbana de Filipit se pa qamet tu fshi studion me plaçkat e trupit” ,- shkroi ai.

Në postimin e tij Elvisi i ka bërë tag edhe faqes së “Big Brother VIP Albania”. Mbetet për tu parë nëse herën tjetër do ketë një stol për Arbanën.

TE TJERA

spot_img