HYRJELAJMEHISTORIA IME“E kam rrahur” Ish-bashkëshortët përballën ‘live’ : Rrinte në Instagram e Tik...

“E kam rrahur” Ish-bashkëshortët përballën ‘live’ : Rrinte në Instagram e Tik tok dhe nuk kujdesej

Një bisedë në telefon mjaftoi që dy të rinj nga Fushë-Arrëzi të lidhnin jetën bashkë në martesë e të bëheshin prindër të dy fëmijëve.

Por historia nuk pati fund të lumtur. Pretendime për dhunë, tradhëti e mosmarrëveshje të tjera i cuan disa herë në dyert e policisë dhe gjykatës derisa erdhi divorci.

Në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’ të gazetares Evis Ahmeti, sot ishte 37 vjeçari i cili do të rrëfejë historinë e tij problematike si edhe dyshimet për persona që sipas tij i kanë prishur familjen.

“Nuk dua të rikthehem me gruan. Dua vetëm vajzën. Nuk kërkoj dot të drejtën në gjykatë e polici sepse aty funksionon leku dhe trupi” shprehet ai ndërsa flet se si u njoh me ish gruan e tij.

“Në telefon. krijoja numra kot derisa doli kjo. U takuam u njohëm, që atëherë ka ndërhyrë kunata. I tha të motrës pse lidhesh me atë ai ka mbytur një grua. Unë s’kam lidhje me atë ngjarje se për atë është dënuar një tjetër. Unë atëherë isha 15 vjec.

Që atëherë ka nis një ftohje me gruan. Gruaja ime gënjen sy më sy. Edhe ta rrahësh ajo sndron mendje.” tha ai, ndërsa pranoi edhe dhunën e ushtruar ndaj saj.

“Po e pranoj e kam rrahur disa herë. Në fillim jo tani. Rrinte në instagram e tik tok nuk kujdesej për fëmijët. Ajo është shumë e paaftë. Ajo duhet t’i shërbejë fëmijëve dhe burrit” vijoi më tej 37-vjecari.

“Në 23 shtator kemi pasur debat. Më ofendonte më fyente. ai ka gjëra të tjera në kokë. Këmi qenë 13 vite martesë dhe tani më hedh fajin mua. Unë e kam mbajtur edhe kur ka qenë i sëmurë. Ai është dënuar për dhunë në familje. Në shkurt u la i lirë. E fala. ai nuk mund të më thotë mua jam e papërgjegjshme. Ekam falur për të mos e ndarë nga fëmijët. Ai më ka kërcënuar me vajzë. Më ka thënë ose e marr unë ose përfundoj në burg. “ tha ish gruaja e 37-vjeçarit.

37 vjeçari: Kunata që në fillim më ka thënë do të të ndaj dhe ia arriti qëllimit. edhe unë kam përfunduar në burg se kam marrë thikën. Jam dënuar 18 muaj me kusht.

Evis Ahmeti: Si rrinë fëmijët me 2 prindër të dhunshëm. Njëri është i dhunshëm ndërsa tjetri merr thikën.

Ish-kunata: Unë skam qënë dakord që ky të ishte kunati im. Unë kam 12 vjet që u jap lek të jetojnë. Ata ishin jashtë, nuk kishin shtëpi. Unë jetoja pa dokumente që në 2008. Shtëpinë ua fali kisha. Ai gjithë jetën kanë ushtruar dhunë. Ai nuk ka qenë as kur lindën fëmijët sepse ka qenë në burg. Motra shkoi vetë në maternitet dhe vuajti shumë. Asnjë nga familja e tij nuk u kujdes për motrën.

37 vjeçari: Kam pretendime për tradhëti. Ajo ju jepte numra telefoni dhe 10 mijë leksha policëve./ BW

TE TJERA

spot_img