HYRJELAJMEARGËTIM“Lul, a je i marrë apo bën vetë…?!”, Nard Ndoka “godet” sërish...

“Lul, a je i marrë apo bën vetë…?!”, Nard Ndoka “godet” sërish me batutat e tij për situatën në PD…

Kryetari i PDK- së Nard Ndoka njihet si një person me humor por edhe me batuta. Ata që e njohin nga afër, i vlerësojnë “humorin e tavolinës”, ndërsa tashmë ish- deputeti i Shkodër është bërë i njohur edhe me “goditjet” e tij përmes rrjeteve sociale.

 

Ditën e sotme, ai ka publikuar një batutë në Facebook, lidhur me situatën e krijuar në PD në përballen në mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, e cila vazhdon prej javësh dhe komentohet mjaft.

 

“Lul, a je i marrë, apo bën vetë?! Berisha nuk don PD-në, se e kishte dhe ta dha ty, por don çlirimin e saj dhe të Opozites nga ty e Rama!”, shkruan Nard Ndoka në komentin e tij në faqen zyrtare në Facebook.

 

Komentet pikante të kreut demokristian, përveç batutave dhe humorit, tregojnë se ai vazhdon të jetë koherent dhe ndjekës i zhvillimeve politike në vend, edhe pse u la jashtë listës fituese në Qarkun e Shkodrës nga Lulzim Basha me 25 prill 2021.

 

 

TE TJERA

spot_img