HYRJELAJMEHISTORI“Shkodra e pathyeshme dhe e besës”/ Aleksandri i Madh shqiptar, studiuesja italiane...

“Shkodra e pathyeshme dhe e besës”/ Aleksandri i Madh shqiptar, studiuesja italiane “hesht” grekët e maqedonasit

Edhe pse kanë kaluar mijëra vite, bëmat, fitoret dhe bete’jat e Aleksandrit të Madh vazhdojnë të bëjnë bujë dhe të tërheqin vëmendjen e shumë historianëve. Ai u bë figura më madhështore dhe më stratege që ka njohur bota.

 

Të gjithë kemi lexuar për bëmat e tij, por ajo që diskutohet sot ash’për në mbarë botën është origjina e tij. Por të gjitha aludimet duket se do të marrin fund, pasi këtë javë studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh.

 

Ky i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”.

 

Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane, e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.

 

Çfarë shkruhej në letër? – “Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug,

 

pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të të gjithë atyre që ndjekin sun dimin e botës.

 

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës, të fortë e të pathyeshëm në bet’ejat e bëra krah meje, ju jap dhe ju dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit deri në skaj të Italisë së Jugut.

 

Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po shuhem pa lënë pasardhës”.

 

Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469″.

TE TJERA

spot_img