HYRJELAJMEHISTORIA IMEPërfundoi brenda kur ishte 20 vjeç, muzikanti prȇů gishtat për të mos...

Përfundoi brenda kur ishte 20 vjeç, muzikanti prȇů gishtat për të mos i kënduar E.Hoxhës (VIDEO)

Sot te emisioni i Top Channel “Shqipëria Live” ishte i ftuar Tom Kondakçiu, një muzikant me prejardhje nga Korça.

Fillimisht ai tregoi se si lindi dashuria e tij për muzikën, kryesisht për kitaren, për të cilën tha se ka stil të ëmbël dhe i pëlqen më shumë se instrumentet e tjera.

Korçari e mori për herë të parë kitaren në moshën 10 vjeçare, në vitin 1969, ku Shqipëria ishte nën re gjimin e E.Hoxhës.

Ai gjithmonë ka qenë i tërhequr nga muzika e huaj, madje ka emigruar në moshën 19 vjeçare. “Normalisht ishte më e bukur muzika e huaj, sesa t’i këndoje traktorit…

Muzika e huaj ishte me e gjerë plot tematika, mund t’i këndoje një vajze, mund t’i këndoje miqësisë”, u shpreh ai.

Si i per’sekutuar u kap në tentativën e tij për arrati dhe u dënua me 12 vite. “Atje, më kërkuan t’i këndoja E.Hoxha. Kjo gjë nuk më pëlqente dhe vendosa t’i lëmoja gishtat me sqepar.

Po a mund t’i këndojë njeriu per’sekutorit të tij? Sot nuk e di çfarë mund të bëjë ky brez, por mentaliteti jonë ishte ndryshe. Të gjithë e kuptonim situatën, si ata që ishin jashtë apo brenda”.

Tomi tregoi se në rrethana të tjera, mund të ishte ndryshe dhe mund t’i kishe kënduar, pasi jashtë bu rgut kalohen gjërat më lehtë, sepse ke familjen, ke miqtë etj. Ai gjithashtu tregoi se për 8 vjet nuk preku kitarë me dorë.

“Më përpara nuk e mendoja se ishte pro vokim, sepse nuk i kuptoja dja llëzitë e sistemit në atë kohë, pasi isha vetëm 20 vjeç. Po sot mendoj se m’u kërkua ajo gjë për po shtërim”.

TE TJERA

spot_img