HYRJELAJMESHOWBIZPafajësi dhe përgatitjet e fundit për projektin e ri, Zogu i Tiranës...

Pafajësi dhe përgatitjet e fundit për projektin e ri, Zogu i Tiranës ka një lajm për fansat

“Zogu i Tiranës” kërkon pafajësi dhe jep lajmin e mirë për ndjekësit e tij, do rikthehet në ekran.

Në fund të muajit korrik, Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës, fitoi lirinë pas një be’teje të gjatë gjyqësore. Trupi gjy kues shfuqizoi masën e ‘arre stit në shtëpi’ dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm.

Tashmë, Hermesi i është rikthyer jetës së tij të mëparshme dhe po shijon lirinë. Ai i ka hedhur të gjitha pas krahëve dhe në fotot e fundit shfaqet i lumtur mes luksit.

Sipas burimeve të “Xing.al”, përfaqësuesi ligjor i gazetarit, avokati Perlat Koçillari po kërkon pafajësi për të. Ai i është drejtuar Apelit pasi çështja u mbyll me sukses në shkallë të parë.

Nuk dihet kur do të shqyrtohet kërkesa për pafajësi, por avokati i Hermesit thotë se nuk ka asnjë provë që ai është marrë me gjëra të paligjshme.

Për më tepër, si një shenjë që gjithçka po i kthehet normalitetit në jetën e tij, Hermes ka njoftuar se do të rikthehet së shpejti në ekran. Ky lajm ka gëzuar ndjekësit, të cilët mezi po e presin.

TE TJERA

spot_img