Del autopsia e 4 rusëve që humbën jetën në Qerret

Ka përfunduar këtë të hënë ekspertiza mjekoligjore për 4 anëtarët e familjes ruse që u gjetën të vdekur në ambientet e pishinës dimërore në një resort luksoz në Qerret. Nga ato pak të dhëna që janë mësuar rezulton se ata nuk janë të dhu nuar.

Në trupin e tyre nuk janë gjetur shenja të një sulmi nga jashtë. Një tjetër detaj është se Sergey Burenkov, gruaja e tij, Natalya Burenkova, vajza e çiftit Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov nuk kanë konsumuar as lëndë te ndaluara.

Procesi i ekspertizës ka vijuar deri në orën 15:00. Hetuesit kanë vetëm një pistë në dorë, atë të vra sjes, por dosja nuk është regjistruar me një emër konkret të akuzuar. Kjo sepse hetimet më pas mund të zbulojnë se kemi të bëjmë edhe me një “vr asje nga pakujdesia”.

Fillimisht u deklarua se të katërt u gjetën të asfiksuar brenda ambienteve të saunas, por në fakt trupat e viktimave u gjetën në pishinën dimërore të hotelit. Turistët rusë kishin kërkuar që ambientet e SPA-së përfshirë dhe pishinën e brendshme të ishin gati që pasi të ktheheshin nga vizita e tyre në Ohër të mund të relaksoheshin në to.

Punonjësi që përgjigjet për pishinën e kishte pastruar gjatë ditës duke përdorur dhe klor, por është shumë e dyshimtë që asfiksia e tyre të ketë ardhur njëkohësisht dhe për të katërt nga përqindja e klorit në ujë.

Në këto rrethana misteri mbi vdekjen e tyre është i madh edhe për grupin hetimor, burime nga i cili thonë se një tjetër pistë e mundshme dhe që po hetohet është ajo e një “vra sjeje pa gjurmë”. Në sitën e grupit hetimor po kalojnë dhe të gjithë personat e akomoduar në hotelin ku ndodhi ngjarja.

Grupi hetimor po bashkëpunon dhe me ambasadën ruse dhe autoritetet përkatëse për të mësuar më shumë mbi viktimat dhe veçanërisht aktivitetin profesional të dy burrave. ©LAPSI.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...