HYRJELAJMEOPINIONBomba e Blendi Fevziut: Ka persona në politikë që nuk i ftoj...

Bomba e Blendi Fevziut: Ka persona në politikë që nuk i ftoj në studio sepse….

Gazetari Blendi Fevziu është i mendimit se Partia Demokratike ndodhet në një situatë të rëndë, duke qenë se vjen nga një seri humbjesh.

Ai tha ndër të tjera, se kreu aktual Lulzim Basha nuk duhej të merrte i vetëm vendimin kundër Berishës, por ta hidhte në kuvendin Kombëtar dhe të kalonte për votim. Debati i brendshëm që ka lindur brenda PD, sipas Fevziut i bën mirë partisë dhe nuk e dëmton atë.

Pjesë nga biseda:

Si e vlerësoni situatën?
Blendi Fevziu: Jo, thashë që mbështesin veprimin e Bashës, por marrëdhëniet më të mira i ka me Ramën, duke qenë se është në pushtet. Berisha ka thënë që do të ketë ndryshime në statut.

Blendi Fevziu: Amerikanët mbështesin veprimin e Bashës. Nga krahu tjetër kanë marrëdhënie shumë të mira me zotin Rama, ndoshta ato më të mira të viteve të fundit sepse shoh që ka një tentativë për të treguar se amerikanët janë në një krah, kundër krahut tjetër.

Berisha ka një kontestim të brendshëm në PD. PD ka një debat të brendshëm që rrjedh nga një pikë që është thelbi, humbja e 25 prillit. Sepse nëse PD do të fitonte ky debat do të ishte i pamundur. Këto janë zgjedhjet e treta që humben.

Unë kam menduar që e djathta ka qenë me solide, por për fat të keq të djathtës, kjo humbje s’pati asnjë analizë brenda partisë. Edhe sallat që mbushen nga Berisha, vjen nga fakti që janë humbur zgjedhjet dhe që e djathta shqiptare ndodhet në një moment të vështirë, para zgjedhjeve të 25 prillit.

Në zgjedhjet e ardhshme, qofshin lokalet apo të përgjithshme, do të jetë një parti që do të ketë probleme të brendshme, do të ketë marrëdhënie të largët me LSI dhe do të ketë përballë një mazhorancë që është më e fuqishme se sa ajo e para 8 viteve.

Blendi Fevziu: Berisha ka 2 pika të dobëta. Për mua njëra është që duhet të kishte kontestuar drejtimin nga Basha më 26 prill e më tutje, për humbjen e zgjedhjeve. Kjo është pika e dobët, sepse s’ka sqaruar pse nuk e kontestoi lidershipin e PD pas humbjes. Berisha e ka argumentuar për raportin e OSBE/ OHDIR-

it. Ai ka një deklaratë te Syri që thotë standardi im ka qenë dorëheqja, por s’ka folur publikisht. Në fund të gushtit, isha duke dëgjuar fjalimit të Ramës kur vendosi qeverinë, sepse unë s’jam dakord, me leximin e emrave të ministrit, sepse krijohet një model që s’kam qenë dakord edhe 30 vite më parë. Në fjalimin që shpalli qeverinë, Rama e nisi me kritika dhe tha njerëzve të tij tha që s’kemi bërë aq sa duhet, s’kemi bërë aq sa meritojmë.

Ndërkohë në një paralele, Basha thoshte jemi krenar, ngrini kokat lartë. Unë edhe pas emisionit, kur ka momente që shkon keq bëjmë mbledhje. Në PD nuk u bë asnjë takim, për të thënë se ‘çfarë na ndodhi’. Rama fitoi zgjedhjet, është i pa kontestueshëm sot, ndërkohë në kryesinë e partisë futi Dimtir Bushatin, ndërsa në PD nuk hyri asnjë nga kritikat e Bashës.

Agron Shehaj mori 20% e votave, e meritonte të ishte në kryesi. Nëse do të bësh parti për të fituar zgjedhjet, ajo bëhet e hapur. Në Partinë Demokratike ka njerëz që kanë rrezikuar jetën e tyre si ushtarë të UÇK-së, por lanë në krye një 40-vjeçar.

Unë mendoj që PD ka nevojë për një drejtues që të mos jetë më shumë se 35 vjeç. PD ka bërë një cikël 30-vjeçar. Basha dhe Berisha, të dy bashkë të largohen nga PD. Një njeri që ka humbur 3 palë zgjedhje dhe Berisha ka konsumuar kursin e tij në politikë. Në ’90-n shumica e anëtarëve ishin 20-30 vjeçar, ata kanë bërë një cikël, ndërsa sot duhen të rinj, për të tërhequr njerëzit. Ky është mendimi im.

Blendi Fevziu: Partia Demokratike ka humbur 5 palë zgjedhje, zgjedhjet e fundit të fituara janë në 2009. Në 2011 humbi në të gjithë Shqipërinë gati. Humbi zgjedhjet e 2013-ës. Humbi zgjedhjet e 2021-it. Kjo kërkon një lloj analize.

Megjithëse pati shumë situata, s’pati debat pse humbëm zgjedhjeve. Nëse Berisha shërben si katalizator për debat të brendshëm është i mirëseardhur. Për mendimin tim, Berisha e ka kapitullin e mbyllur në PD.

Një parti që për 12 vite mbetet në opozitë dhe rrezikon në zgjedhjet e ardhshme. Po iku për skrap PD, krijohen forca të tjera politike. Një debat i brendshëm partisë, nuk i bën keq. PD ka humbur grintën. Që në vitin 2008, për hir të ndryshimeve kushtetuese, unë mendoja që ato ishin mirë. 30-vite më parë Shqipëria ka qenë më demokratike sa i përket politikës, se sa është sot.

Mbledhjet e kryesisë së PD të fillimit kanë pasur debat të jashtëzakonshëm. Pas 30 vitesh, ndryshimet e 30 viteve të fundit kanë bërë që personalitet më të fortë kanë gazetarët se sa politikanët. Nuk ka më lidhje mes politikanëve dhe publikut. Sot ka humbur lidhja me votuesit. Dalja e Berishës, është një komunikim i parë me zgjedhës. Te Rama ka ndodhur më shumë, sepse Rama pasi mori drejtimin e partisë, e ka pasur të vështirë, sepse njerëzit ishin të lidhur me Ramën.

Ai asokohe bëri tre ture për të takuar njerëzit në bazë, në mënyrë që të bëhet i pëlqyeshëm. Ka disa persona të politikës që nuk i ftoj në studio, sepse ata recitojnë. Çdo njeri shkon vetë për ta marrë votën. Shqipëria ka nevojë për ndryshime thelbësore, duhet parë sistemi zgjedhor. Ne sot, pas 13 vitesh, me përjashtim të Ramës dhe Bashës, nuk e dimë se sa mbështetje kanë në Shqipëri. Vlera e politikanit është kur votohet ballë për ballë.

Blendi Fevziu: Ka një problem për largimin e Berishës që kam qenë kundër. Basha nuk duhet të ishte personi që e merrte vendimin për Sali Berishën. Ai duhet ta hidhte në votë dhe të thoshte që jam në favor të përjashtimit. Ai të thoshte nëse vendosni kundër vendimit tim, largohem nga partia. Në këtë rast, Basha do të kishte në grup parlamentar mazhorancë dhe kjo do të ishte e mbyllur.

TE TJERA

spot_img