Basha kercenon Sali Berishen!

Kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha ashpërson gjuhën, duke komentuar “Foltoren” dhe lëvizjen e liderit historik të PD, Sali Berisha.

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat ku pa patur debate mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës, ky i fundit ka deklaruar se di të sillet edhe ndryshe, pasi rrjedh jo vetëm nga familja Basha, por edhe nga Hotët.

Pjesë nga debati

Flutura Açka: E keni devijuar bisedën te z.Berisha. Unë jam me PD dhe s’jam as me Bashën dhe as me Berishën. A është Berishizmi e ardhmja e PD-së?

Lulzim Basha: Nuk i jam përgjigjur Berishës në ‘Foltore’, sepse nuk dua të hedh poshtë mundin e demokratëve.

Po vetëpërmbahem për të treguar maturi, sepse po qe për t’ju kundërpërgjigjur, unë rrjedh nga një familje si nga Bashët dhe Hotët, që shquhemi edhe për gjëra të tjera.

Plani i Berishës është që të marrë PD-në dhe ta bunkerizojë për interesa personale, për shkak të vendimit të SHBA-ve. Unë jam i vendosur më shumë se kurrë për mos ta lejuar këtë gjë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...