HYRJELAJMEAKTUALITET8 minorenë shqiptarë të humbur në Angli. Policia angleze publikon emrat dhe...

8 minorenë shqiptarë të humbur në Angli. Policia angleze publikon emrat dhe fotot e tyre dhe kërkon ndihmë

Ëndrra e shqiptarëve për të shkuar në Angli po shtohet. Këta duhet të paguajnë 20 mijë euro për këtë udhëtim që nuk ka shumë siguri.

Ndërkohë, duke marrë parasysh rrezikun, shumë të rinj janë nisur, pa e ditur se atje nuk i pret asnjë e mirë.

Policia britanike, në bashkëpunim me shërbimet sociale kanë bërë me dije se disa të rinj nga Shqipëria, këtë vit, janë deklaruar të zhdukur, pas kohësh që mbërritën në “Tokën e Bekuar”.

Shërbimet sociale në Britaninë e Madhe kanë shpallur si të humbur 8 minorenë shqiptarë, duke kërkuar ndihmën e publikut në gjetjen e tyre. Minorenët janë zhdukur në periudhën Janar-Tetor 2021.Me poshte u sjellim emrat e minorenëve shqiptarë.

-Anjez Hamza vjeç 17 i shpallur i humbur prej 07.09.2021 në zonën Oxfordshire.

-Andi Aliaj vjeç 16 i shpallur i humbur prej 19.07.2021 në zonën Middlesbrough, North Yorkshire.

-Elis Celkupa vjeç 16 i shpallur i humbur prej 09.08.2021 në zonën Croydon Londër.

-Sufjan Kastrati vjec 17 i shpallur i humbur prej 20.08.2021 në zonën Enfield Londër.

-Tahir Lala vjeç 16 i shpallur i humbur prej 20.09 .2021 në zonën Hove Sussex.

-Denis Haliaj vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.08 .2021 në zonën Crumpsall, Manchester.

-Adrian Mata vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.04 .2021 në zonën Bradford, ëest Yorkshire

-Arben Axhami vjeç 16 i shpallur i humbur prej 08.02 .2021 në zonën Enfield, Middlesex.

TE TJERA

spot_img