HYRJELAJMEKULTURË(Video) Kremtohet festa e 'Zojës së Shkodrës', mesha dhe fishekzjarrë në qytet

(Video) Kremtohet festa e ‘Zojës së Shkodrës’, mesha dhe fishekzjarrë në qytet

Bashkësia katolike e Shkodrës sonte kremtoi natën e festës së Pajtores së vet qiellore, ‘Zojës së Shkodrës’, siç e quajnë besimtarët e qytetit verior Zojën e Këshillit të Mirë.

Festa tradicionale e Zojës së Shkodrës, i bie të hënën e parë pas së dielës së tretë të tetorit, kremtohet me mesha, lutje të ndryshme, procesione e nisma të tjera fetare e kulturore.

Pas fishekzjarrëve ne katedralen e ‘Shën Shtjefnit’ u mbajt dhe një koncert live.

 

TE TJERA

spot_img