HYRJELAJMEAKTUALITETJava e ardhshme rriten temperatura, por bora arrin në 20 centimetra...

Java e ardhshme rriten temperatura, por bora arrin në 20 centimetra…

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të mirë dhe relativisht të qetë. Kjo situatë meteorologjike vije si rezultat i masave të fuqishme të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në mëngjes, nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, si pasojë rënieve të temperaturave minimale ( mjegull e radiacionit), ndërsa gjatë ditës parashihet të rriten temperaturat maksimale.

Riga të dobëta shiu mund të ketë të hënën, vetëm në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14- 19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira si rezultat i reshjeve të cilat përfshinë gjithë territorin e vendit tonë.

Sasitë më të larta të reshjeve u regjistruan në verilindje (diku 110 litër për metër katror)dhe lindje të vendit ( rreth 95 litër për metër katror)derisa edhe pjesët tjera të vendit kishin reshje të mira, mesatarisht 30-70 litër për metër katror.

Në viset e larta mbi 900m mbi nivel të detit trashësia e borës ka lëvizur ndërmjet 15-20 cm.

TE TJERA

spot_img