Dramatike në “Shihemi në gjyq”/ Nëna i ka ditët e numëruara i kërkon të bijës t’i kthejë shtëpinë, ajo i mbyll telefonin (video)

“Shihemi në Gjyq” në Tv Klan nga “E Diela Shqiptare” priti në studio rastin e dy zonjave, Olimbisë dhe Marias.

Olimbia është nëna e tre fëmijëve, një djalë i ka vd e kur, djali tjetër qëndron në Elbasan në Spitalin Psikiatrik pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. Olimbia është shumë e varfër, rrëfen se fle rrugëve e lulishteve sepse nuk ka para.

Ndërkohë zonja Maria është presidente e dy shoqatave humanitare në Durrës për njerëzit e varfër, por thotë se nuk i ofron dot ndihmë zonjës Olimbi pasi ajo nuk plotëson kriteret. Sipas saj, Olimbia ka një shtëpi që e ka blerë prej 40 vitesh me burrin e saj që ndodhet në emër të vajzës së saj.

Arsyeja pse Olimbia nuk qëndron në shtëpinë e saj është bashkëshorti i vajzës që është gjerman, i cili e ka dhu nuar dhe nuk e lejon të qëndrojë në objektin e përmendur. Në një lidhje telefonike mes zonjës Eni dhe vajzës së Olimbisë, Rozetës, kjo e fundit thotë se do i kthejë çelësin e shtëpisë Olimbisë.

Eni Çobani: A është e vërtetë që keni këtë debat me nënën tuaj? Nëna juaj po ju dëgjon në këto momente.

Rozeta: Debat kemi ne, por unë nuk nxjerr njeri nga shtëpia.

Eni Çobani: Pra, nuk i keni thënë nënës suaj të dalë?

Rozeta: Jo nuk i kam thënë dhe më lini rehat se kam problemet e mia.

Olimbia: I thuaj mos ta mbyllë dhomën me çelës ajo se e ka mbyllur shtëpinë me çelës.

Rozeta: Ta sjell unë çelësin mos ki merak.

Olimbia: Derën hajde hape, atë bëj ti dhe më liro shtëpinë, atë shiko ti. Ik e shko ku të kesh kokrrën e qejfit, jo në Gjermani, po matanë Gjermanisë shko ti, atë bëj. Hape derën, më jep çelësat në dorë mua, të rregulloj shtëpinë time dhe shtëpinë e dua në emrin tim.

Zonja Rozeta mbyll telefonatën gjatë përgjigjes së zonjës Olimbi.

Në këtë pikë zonja Olimbi zbulon se të dyja posedojnë urdhër mbrojtjeje ndaj njëra-tjetrës, por ajo është dhunuar nga dhëndri i saj gjerman.

Eni Çobani: Tani për të kaluar nga emri i Rozit në emrin tuaj kjo bëhet me vullnetin e palëve, pra Rozi duhet të vijë dhe të pranojë para një noteri, kalimin e pronësisë në emrin tuaj. Me ç’dëgjuam ne tani, ajo nuk pranoi as të diskutonte dhe shikoj që ajo vullnetin për kalimin e pronës nuk e ka. Për mua është e rëndësishme fakti që ajo mos t’iu shqetësojë, pra që ju të vazhdoni të jetoni në banesën tuaj, pse jo të merrni edhe djalin tuaj dhe nuk ma merr mendja që zonja do të vijë t’iu shqetësojë.

Olimbia: Unë për të jetuar jetoj edhe aty në kuzhinë ku jam, edhe në aneks, edhe në ballkon, unë ashtu jo, por unë jo, dua djalin, të marr dhomën, të marr edhe djalin të jetojmë.

Eni Çobani: Po ajo çelësin do jua sjellë.

Olimbia: Çelësin? Po çelësin e heq fare unë, por kam urdhër mbrojtjeje nuk dua ta hap vetë derën. Derën ajo duhet të vijë të flasë këtu, të thojë që jam dakord që shtëpinë t’ia lë mamasë derisa të ketë jetën e vet gjallë. Kur të vdes unë, le ta marrë shtëpinë. Unë jam e sëmurë, ditët me numërim i kam, me 500 sëmundje jam në trup, po të paktën të vijë, me tru në kokë, si vajzë që është, që e mora e rrita, herë me bukë e herë pa bukë, ajo duhet të vijë të flasë vetë.

Seanca e ndërmjetësimit nuk pati një zgjidhje pasi sipas zonjës Eni Çobani, kjo është një çështje midis zonjës Olimbi dhe Rozetës, e cila ndjek një procedurë të ndryshme dhe kërkon vullnetin e palëve. Zonja Rozeta nuk pranon të bëhet pjesë e një seance ndërmjetësimi, por zonja Eni i la të hapur mundësinë për t’iu drejtuar privatisht zyrës së saj ligjore./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...