Cpo punon Sahati i Inglizit, si mullini i Hajdar Ages

SHKODRA E HISTORIJA E SAJ…
Flete ditari (nr.9)

(Kultura asht ajo qe mbetet mbrapa, kur çdo gja asht harru)!

SAHATI I INGLIZIT

Sahati i Inglizit, edhe ky nji identitet i Shkodres, asht ndertu rreth viteve 1870 – 80, prej nji lordit anglez.

Lordi me emnin Sir Padget, bleu kete shtepi prej nji tregetarit shkodran, i cili e shiti lire, sepse aty rreth e rrotull saj gjendeshin disa vorre muslimane (Ne ate kohe, siç kena tregu ne postime tjera, vorrimet baheshin ne bahçet prane shpive, per arsye te vdekjeve te shumta). Bestytnite krijuen nevojen me dale prej situates jo te favorshme !

Keshtu, zoti i shpise me familjen u detyruen ta lane ate shpi sepse, simbas thanjeve, u ndigjonin rregetima naten e nganjihere dukeshin flake te kalterta.(Kjo dukuri ndoshta prej prosimit te gaznave te kufomave e fosforit)!?

Kulla u ndertu per nji qellim tjeter prej lordit. Ai donte qe kulla te sherbente si kambanare, per kishen anglikane, qe mendonte ta kthente shpine ne kishe!

Por Valiu i Shkodres, Mahmut Ortogan , nuk e dha lejen per kishe, sepse vendi aty sherbente perseri si varreze (Kara – Has)!

Ne Shkodren tone te lashte, , objektet e vjetra, kishte kene me vend, te ruheshin siç u ruejt kulla ,se ato flasin e tregojne kulture, gja qe nuk ndodhi ne vitet ne vazhdim per shume vepra tjera arti!

Duket se sahati i vendosun ne Kulle nuk ka punu mire e populli , me qesendi (tallje me humor), i ka kriju nji bejte, qe bashke me kullen ka ardhe deri ne ditet tona:

Kundraxhija maje te bizit,
Karshi pusit t’ Sali Ages,
Çpo punon Sahati i Inglizit,
si mullini i Hajdar Ages….

Kjo shtepi per nji kohe te gjate ka sherby si muzeu i qytetit!

Foto e shpise dhe kulles

Nga Luke Luka

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...