U tha se u asfiksuan, por e vërteta mund të jetë ndryshe. Ja pista e fundit tronditëse për 4 tusitët rusë që u gjetën mbrëmë pajetë

Grupi hetimor ka në tavolinë një pistë hetimi për vdekjen e katër turistëve rusë: atë të “eleminimit”.

Mësohet se paraprakisht u raportua se dy çiftet ishin asfiksuar në dhomën e saunës të kompleksit “Gloria Palace” në Qerret ku dhe u gjetën të pajetë, por tashmë hetimet kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Pasi ra poshtë edhe pista e helmimit, duke qenë se Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe, kishin ngrënë drekë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kurse në hotelin ku ishin vendosur në Qerret, nuk kishin porositur pije apo ushqime.

Tashmë prokurorët dyshojnë se mund të kemi të bëjmë edhe me një akt “eleminimi”, por gjithsesi hetimet janë në vijim e sipër.

Pritet të zbardhen detaje në lidhje me jetën apo profesionin e katër viktimave që mund të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...